Referendum për emrin do të ketë dhe për mua kjo është çështje e mbyllur. Pa referendum, pa u deklaruar qytetarët për propozim-zgjidhjen e mundshme, nuk ekziston mundësi që të zgjidhet problemi me emrin, thekson kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën për korrespondentin e MIA-s , dhënë para largimit nga Haga, ku sot duhet të takohet me Johan Tarçullvoskin.
"Nëse arrihet deri në një zgjidhje kur shumica do të jenë të kënaqur me siguri mund të flitet edhe për mënyrë tjetër se si të arrihet deri te ai vendim", thotë presidenti Gjorge Ivanov në një intervistë për BBC-në, i pyetur nëse ka gjasë që Maqedonia të tërhiqet nga ideja për organizim të referendumit për emrin.
Gjetja e zgjidhjes së pranueshme për të dy palët për çështjen për emrin në procesin që po udhëhiqet nën patronazhin e KB-së mbetet esenciale edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë, theksuan kryeministrat e dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu në takimin e tyre të sotëm të parë, të mbajtur në margjinat e mbledhjes së Këshillit të BE-së në Bruksel.
Politikanët e Maqedonisë nuk duhet të harrojnë në cilat vlera të përbashkëta dëshirojnë të bashkangjiten, për çka deklarojnë, siç janë anëtarësimi në BE dhe NATO.
Presidenti serb, Boris Tadiq është shprehur “i sigurt” që pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të krijohet mundësia e vazhdimit të bisedimeve të Beogradit dhe Prishtinës për arritjen e një kompromisi dhe të një zgjidhjeje të qëndrueshme të statusit të Kosovës.
Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë e Hercegovinë (BiH) Valentin Incko njoftoi organin kryesor të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme se situata politike është duke u përkeqësuar dhe se nuk zbatohet asgjë nga reformat e nevojshme.
Zyra Civile Ndërkombëtare, shef i së cilës është Pieter Feith, ka sqaruar se kush kishte qenë “ideatori” që në Mitrovicën e veriut dhe në Partesh të mos mbahen zgjedhjet lokale më 15 nëntor të këtij viti.
Presidenti Barack Obama tha se është me rëndësi kritike që udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet dhe për të rifilluar bisedimet e ngecura të paqes.
Bullgarja Irina Bokova, do të jetë shefja e re e UNESCO-s. Pas disa javë ecejakesh, ajo arriti të martën në Paris që të marrë 31 vota përballë kundërkandidatit të saj, ish-ministrit egjiptian të kulturës Faruk Hosni, i cili siguroi vetëm 27
Nëse kontesti për emrin zgjidhet me përcaktim gjeografik, kjo do të thotë se askush nuk ka të drejtën e monopolit mbi historinë e rajonit, identitetin, simbolet.
Terroristët mund të shfrytëzojnë armë për shkatërrim masiv në sulmet mbi cilindo qoftë qytet më të madh në botë që në vitin 2013, thuhet në raportin e publikuar dje nga udhëheqësit e Komisionit për parandalim dhe zgjerim për shkatërrim masiv dhe të terrorizmit në kuadër të Kongresit në SHBA, Bob Grem dhe Xhim Telnt.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i tha BBC-së se asgjë që del jashtë idesë së projektit Ahtisaari, jashtë Kushtetutës së vendit dhe ligjeve në fuqi, nuk do të jetë pjesë e Kosovës.
Maqedonia hedh poshtë kërkesën greke për emrin me përdorim të përgjithshëm dhe insiston në formulën e dyfishtë, si zgjidhje në konfliktin me Greqinë rreth emrit. Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov vizitoi Berlinin.
Merreni RSS versionin nga lajmet e PressOnline ...............................