Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dje njëzëri me shumicën e Badenterit, gjegjësisht 76 vota "për" nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe 22 vota "për" nga bashkësitë etnike në Republikën e Maqedonisë, për herë të dytë e miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhës të cilët e flasin së paku 20 për qind nga qytetarët në Republikën e Maqedonisë dhe në njesitë e vetëqeverisjes lokale.
Nisma e presidentit të shtetit Branko Cërvenkovski për kthimin e opozitës në Parlament ka qenë e dakorduar edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shkup.
Negociatorët në kontestin që Greqia e ka lidhur me emrin kushtetues të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe Adamantios Vasilakis, do të takohen me mediatorin Metju Nimic më 14 dhe 15 gusht në Nju-Jork.
Bashkimi Evropian gjatë kryesimit slloven nuk arriti të hapë negociata paraaderuese me Maqedoninë, për shkak të pamundësisë së Shkupit dhe Athinës të arrijnë kompromis për çështjen bizare për emrin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke, Georgios Kumucakos deklaroi se muaji shtator do të jetë vendimtar për procesin e bisedimeve për dallimet për çështjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
Analisti i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington, Janush Bugajski vlerëson se Washingtoni dhe Brukseli nuk duan një trysni të shtuar të kërkesave të shqiptarëve, në kohn kur Shkupi ballafaqohet me aspiratat e tij euroatlantike dhe është bllokuar nga mungesa e përparimit drejt NATO-s dhe BE-së.
Serbia i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta përkrah kërkesën e saj parashtruar Gjykatës ndërkombëtare të dejtësisë që ta shqyrtojë çështjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, deklaroi dje në Kajro minsitri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq
Agjencia e BE-së për mbështetje të edukimit dhe trajnimit profesional në vendet aspirante për anëtarësim në Union, vlerëson se në Shqipëri është shënuar ulje e varfërisë për 30 për qind në krahasim me vitin 2002, lajmëroi korrespodenti i MIA-s.
Ish i dërguari amerikan për Ballkanin, Richard Holbrooke ka demantuar në mënyrë kategorike pohimet e të akuzuarit të Tribunalit të Hagës, Radovan Karaxhiq – rreth gjoja garancisë që i kishte dhënë atij se do të jetë i paprekshëm nga drejtësia ndërkombëtare nëse tërhiqet nga jeta publike dhe nuk e pengon zbatimin e Marrëveshjes së Daytonit.
Kryetari i mëparshëm i Republikës Serbe Radovan Karaxhiq gjatë bisedës me prokurorin publik ka deklaruar se ka pasur marrëveshje me të dërguarin amerikan për Ballkanin Riçard Hollbruk se nuk do të dorëzohet në Tribunalin e Hagës nëse tërhiqet nga jeta politike dhe publike.
Në misionin Euleks në Prishtinë është konfirmuar se "tranzicioni i autorizimeve nga misioni i KB-së në misionin e BE-së është në vazhdim", shkruan gazeta Danas
Ish-përfaqësuesi i lartë për Bosnjën, Pedi Eshdaun, thotë se "kishte vetëm një zgjidhje për Kosovën: ne duhet ta kishim thënë që në fund të luftës së Kosovës", se ajo nuk mund të drejtohet më nga Beogradi. "Kjo duhet të ishte bërë e qartë më herët dhe do të kishte pasur shumë më pak shqetësime nëse do të ishte bërë kjo", njoftojnë mediat Kosovare, duke iu referuar BBC-së.
Rusia qaset drejt realizimit praktik të strategjisë së re të politikës së jashtme dhe e nxeh retorikën në marrëdhënie me SHBA-në, njofton sot gazeta ruse RBK Dejli.
Komandanti amerikan në Irak gjenerali Dejvid Petreas e dha deri më tani parashikimin më optimist, sipas së cilitë, forcat amerikane mund t'ua dorëzojnë tërë kontrollin në shtet forcave irakiane deri në fund të vitit të ardhshëm, publikoi Dejli telegraf