Takim pune në Qeveri për fondet IPARD
Trupi për menaxhim me IPARD-in pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ot organizon takim pune me temë "IPARD - mundësi evropiane për Zhvillim lokal ekonomik dhe roli i komunave në zhvillimin ekonomik lokal".
Në takim do të bëhet fjalë për rolin e komunave dhe të shërbimeve këshilldhënëse në zbatimin e fondeve IPARD.
Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, pjesëmarrje kanë paralajmëruar kryetarët e komunave dhe përfaqësues të Agjencisë pagesore, të Agjencisë për mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe të komunave. |