прва страница      за нас          редакција       претплата      маркетинг       контакт  

10.9.2010  
 Македонија
 Балкан
 Европа
 Свет
 Архива
 2008
 2007
 2006
 2005

Në Bruksel takim i parë Gruevski - Papandreu

Gjetja e zgjidhjes së pranueshme për të dy palët për çështjen për emrin në procesin që po udhëhiqet nën patronazhin e KB-së mbetet esenciale edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë, theksuan kryeministrat e dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu në takimin e tyre të sotëm të parë, të mbajtur në margjinat e mbledhjes së Këshillit të BE-së në Bruksel.

Dy kryeministrat, njofton korrespondenti i MIA-s, pas takimit gjysëmorësh të mbajtur pas dyerve të mbyllura, nuk dhanë deklaratë për mediat. Përfaqësuesit e kabineteve të tyre, pa dhënë hollësira për bisedën, brifuan se Gruevski dhe Papandreu e kanë konfirmuar angazhimin e tyre për ardhmëri evropiane të vendeve nga rajoni.

Takimin Gruevski - Papandreu e ka inicuar kryeministri grek gjatë bisedës telefonike me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë.

Merreni RSS versionin
nga lajmet e 
PressOnline
...............................





"""


................................