прва страница      за нас          редакција       претплата      маркетинг       контакт  

10.9.2010  
 Македонија
 Балкан
 Европа
 Свет
 Архива
 2008
 2007
 2006
 2005

Feith u tha jo zgjedhjeve në veri dhe Partesh

Zyra Civile Ndërkombëtare,
shef i së cilës është Pieter Feith, ka sqaruar se kush kishte qenë “ideatori” që në Mitrovicën e veriut dhe në Partesh të mos mbahen zgjedhjet lokale më 15 nëntor të këtij viti.

Në bazë të detyrave që i takojnë Feithit sipas Planit të Ahtisaarit për procesin e decentralizimit, Feith ka bërë një vlerësim, sipas të cilit nuk mund të mbahen zgjedhjet në Mitrovicën e veriut e në Partesh, me arsyetimin se në ato dy vendbanime ende nuk kanë arritur të themelohen Ekipet Përgatitore Komunale.

“Sebep” tjetër pse Feithit kishte vlerësuar që Mitrovica e veriut e Parteshi të “përjashtohen” nga zgjedhjet e sivjetme lokale, në ICO përmendin raportet që ka marrë Feith nga komunat e ndryshme të Kosovës për gjendjen reale që mbretëron në Partesh e në Mitrovicë të Veriut. Dhe atë vlerësim që e ka bërë Feith ia ka dorëzuar kryetarit Fatmir Sejdiu dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, të cilët kanë pranuar përmbajtjen e vlerësimit të Feith-it, me ç’rast pas kësaj është arritur marrëveshja që në dy vendbanimet e përmendura më lart të mos mbahen zgjedhje lokale.

Drejtori i Komunikimeve në ICO, Andy McGuffie, ka konfirmuar se marrëveshja në të vërtetë është arritur të hënën në mbrëmje, gjatë takimit të Pieter Feithit me udhëheqësit politikë të institucioneve të Kosovës në kabinetin e kryetarit Sejdiu. “Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar ka bërë vlerësimin të cilin ia ka dërguar institucioneve përgjegjëse, kryetarit, ministrit Ferati dhe Qeverisë.

Vlerësimi thjesht pasqyron procesin se deri ku kanë arritur të dyja vendbanimet dhe jo vetëm Mitrovicën e veriut. Marrëveshja ishte arritur dhe ne punojmë bashkë me Qeverinë për decentralizimin. Kjo ishte diskutuar në rrugë normale përmes kanaleve normale dhe sigurisht që ne nuk komentojmë deri në hollësi çdo bisedë që zhvillojmë me Qeverinë.” Ndërkaq, edhe Sejdiu ka përkrahur vendimin e Grupit Ndërministror për Decentralizim që të mos ketë zgjedhje në Mitrovicë të Veriut e në Partesh.

Derisa marrëveshja në mes të Feithit dhe udhëheqësve politikë të Kosovës ishte arritur të hënën në mbrëmje, larg vëmendjes së mediave, vendimi ishte zyrtarizuar të martën nga Grupi Ndërministror për Decentralizim.

Kurse, ICO-ja pati njoftuar se zgjedhjet lokale në Mitrovicë të Veriut e në Partesh duhet të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj pas 16 nëntorit 2009. Mirëpo, vendimi ishte kundërshtuar fuqishëm nga partitë opozitare dhe lëvizja “Vetëvendosje”.

Merreni RSS versionin
nga lajmet e 
PressOnline
...............................





"""


................................